Administrata Gjyqësore në Shkup kërkon rritje të pagave

    Të punësuarit në Administratën Gjyqësore në Shkup mbajtën një marsh protestues gjatë mesditës. Nga godinat gjyqësore ata lëshuan vendet e punës dhe me pankarta në duar u nisën drejt Ministrisë së Financave.

    Ripërsëritën kërkesat për rritje të pagave, jo 10 për qind siç u dhanë gjithë administratës publike, por 78% rritje të pagës minimale, shifër kjo që përkon me rritjen e pagave të funksionarëve.

    Grevën e paralajmëruar thonë se për 15 ditë e kanë shtyrë sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese.

    Por, thonë se janë njëzëri që brenda këtyre ditëve nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të paralizojnë të gjithë punën e sistemit gjyqësor. Përderisa para Financave kërkuan para, marshi i tyre për të kërkuar drejtësi vazhdoi edhe te Ministria e Drejtësisë.

    “Mund të them se pas takimeve në Gjykatën Penale dhe Gjykatën Civile morëm vendim për grevë në dy gjykatat, për shkak se koha e gjatë që pritëm për bisedime nuk solli rezultat, përkatësisht qëndrimi ynë nuk u dëgjua nga kompetentët. Përfaqësuesit tanë u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Financave por nuk gjetën mirëkuptim që nënkupton se aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe më tej. Kërkesat tona janë rritja e pagës minimale për 78% si dhe pagesa e shtesë së rrogës për 35%. Këto të jenë të padiskutueshme që jo çdo muaj administrata gjyqësore të pres në mëshirë të Ministrisë së Financave”, tha Goran Ristevski, Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zudi Koka emërohet drejtor në MEPSO

    Lajmi i rradhës

    Masat anti-krizë të paralajmëruara nga Qeveria, nisin zbatimin nga nëntori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë