Adrian Shtuni: Putini po i kthen në normë cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera

    Eksperti i Sigurisë Ndërkombëtare Adrian Shtuni, në “Programi 200”, ka thënë se ajo që po ndodhë në Ukrainë, është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial.

    Shtuni, po ashtu ka theksuar se ajo që po mundohet Putini të bëjë është se po i kthen në normë cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera.

    “Ajo që ndodhë është një shkelje flagrante e sovranitetit, integritetit territorial të Ukrainës, por është edhe një shkelje flagrante e normës dhe të drejtës ndërkombëtare dhe do thoja edhe cenim i rendit ndërkombëtar. Putini po mundohet që të imponojë me dhunë vullnetin e tij mbi një popull të lirë, dhe një shteti sovran të cilit po ia mohon identitetin etnik, shtetëror por edhe gjuhën , gjëra që ne i kemi parë edhe në Ballkan dhe fatkeqësisht i shohim. Siç duket Putini mendon se është e drejta e tij të diktojë politikat e sigurisë dhe politikat e jashtme të vendeve fqinje, akoma dhe më keq, është duke u munduar dhe po i kthen në normë cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera”, tha Shtuni. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon shkrimi me dorë në zhvillimin mendor të fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Bërns: BE të hap negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë