Bërns: BE të hap negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut

    Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Meri Bërns në TV21 tha se Bashkimi Europian duhet t’i hap negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Bërns thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet që vendi të përparojë në të gjitha aspektet.

    “Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO ishte një hap i madh para dhe ne tashmë po i shohim në terren rezultatet e kësaj lëvizje. Prandaj hapi tjetër është i rëndësishëm për ne, që Maqedoninë e Veriut dhe gjithë Ballkanin Perëndimor të ecin drejt një Evrope të bashkuar dhe të sigurt. Kjo do të thotë integrim në institucionet euroatlantike. Duhet të kalojmë në hapjen e kornizës së negociatave me Bashkimin Evropian dhe të bëjmë progres në të gjitha aspektet në mënyrë që jo vetëm të rreshtohemi me institucionet e BE-së, por edhe të realizojmë aspiratat që qytetarët kanë pasur prej kohësh”, deklaroi Bërns.

    Bërns, komentoi gjendjen aktuale në Ukrainë, ku iu përgjigj edhe pyetjes “Sa është larg Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale”.

    “Kur jemi te tema Ukrainë, Maqedonia e Veriut është aleat i NATO-s dhe është partner i fuqishëm që mban ritmin me BE-në, anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare dhe i bashkëngjitet SHBA-ve dhe të tjerëve në dënimin e veprimeve që po ndodhin për momentin në Ukrainë, për agresionin brutal rus dhe luftën aktive në Ukrainë. Dënimi ishte i qartë, por gjithashtu siguron edhe mbështetje të popullit ukrainas, si të gjithë ne, me sigurimin e ndihmës që është e patjetërsueshme për momentin. Duhet të sigurohemi se në moment të caktuar dikush do të bart përgjegjësi për veprimet e Rusisë. Nga ana tjetër RMV punon me neve në NATO për mbrojtjen e interesave tona. Punojmë në NATO që të sigurohemi se detyrimi sipas nenit 5 është i fuqishëm dhe se jemi të gatshëm të mbrohemi nga çfarëdolloj veprimesh dhe se jemi të gatshëm si shoqëri ndërkombëtare të përballemi me pasojat afatgjate nga ajo që po ndodh. Përsëris, kjo është e paligjshme dhe e paarsyeshme, veprim me paramendim i Rusisë kudër Ukrainës“, theksoi Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-ve në RMV. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Adrian Shtuni: Putini po i kthen në normë cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera

    Lajmi i rradhës

    Përfaqësuesја e komunitetit ukrainas në RMV: Edhe pse na mbështesin, ukrainasit po e bëjnë luftën vetëm në terren

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë