Aeroplanët kundër fikjes së zjarrit vazhdojnë të mbeten jofunksional

    “Edhe pas premtimeve dhe afateve të shumta të dhëna nga institucionet relevante, aeroplanët kundër fikjes së zjarrit vazhdojnë të mbeten jofunksionale, kur vetëm vitin e kaluar vendi u përfshi nga 204 zjarre të cilat shkaktuan dëme prej rreth 38 milionë euro. Po ashtu kishte edhe shumë zona të rrezikuara, ndër të cilat ishte edhe zona pas meje ku u rrezikuan shumë shtëpi banimi por edhe vetë rafineria e cila ndodhet në afërsi”.

    Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pati thënë se aeroplani i parë “Air Tractor” do të kthehet nga Spanja i riparuar më 10 prill dhe do të merren për riparim edhe dy aeroplanët tjerë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

    Tani Maksuti thotë se aeroplani i parë i riparuar pritet të kthehet në fundjavë.

    “Ka përfunduar i gjithë procesi i riparimit dhe inspektimi nga ana e teknikëve dhe inxhinierëve të drejtorisë për mbrojte dhe shpëtim dhe Agjencisë për fluturime civile, të cilët na japin lejen e fundit. Nga operatori kërkohet orar për fluturim që përsëri e jep Agjencia për fluturime civile, në varësi edhe nga kushtet atmosferike”, tha Bekim Maksuti, Drejtor i DMSH-së.

    Por nga Agjencia për Fluturime Civile thonë se gjatë inspektimit të bërë të aeroplanit të riparuar,  kanë hasur në punë të papërfunduara, për çka aeroplani nuk është lejuar të fluturojë.

    “Gjatë mbikëqyrjes inspektuese të kryer në periudhën nga 04.04.2022 deri më 07.04.2022 është konstatuar se riparimi i aeroplanit nuk është përfunduar në tërësi për arsye të pjesës së caktuar të cilat janë dërguar në riparim në qendër tjetër riparuese të autorizuar, për shkak të vonesës së dërgesës ende nuk janë kthyer nga riparimi në Valenci, respektivisht të njëjtat ende nuk janë montuar në aeroplan. Prej kur riparimi në Spanjë do të japë certifikatë për lëshimin në shërbim, Agjencia për fluturime civile, për atë aeroplan do të japë certifikatë për fluturim dhe ai do të kthehet në Maqedoni”, u shprehwn nga Agjencia për Fluturime Civile.

    Vendi jonë ka tre aeroplanë kundër zjarrit “Air Traktor”, të cilët për më shumë se dy vite janë jofunksional.

    Autoritetet për një kohë të gjatë njoftojnë se për riparimin e tyre kanë marrëveshje me kompaninë spanjolle, “Titan Firefighting”, ndërsa Qeveria ka ndarë buxhet për riparim prej 700 mijë euro.

    Aeroplanët kundër zjarrit luajnë rolin kyç, duke pasur parasysh faktin që vetëm vitin e kaluar, zjarret dogjën rreth 12 500 hektarë pyje, ose 500 mijë m3 dru.

    Ripërtëritja e pyjeve të djegura shtetit do t’i kushtojë 2 miliardë denarë, ose më shumë se 32.5 milionë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Për çfarë arsye rrezikon të mbyllet deponia Rusino?

    Lajmi i rradhës

    Procesi i integrimit europian mund të kthehet prapa si shkak i ftohjes së raporteve me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë