Aeroporti i Shkupit me udhëzime për udhëtarët

    Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit, në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 09:00 janë anuluar nëntë fluturime, ndërsa katër janë riorientuar, transmeton TV21.

    Nga ora 09:00, komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit po zhvillohet sipas orarit të rregullt dhe deri në orën 17:00 nuk presim asnjë pengesë, njoftojnë nga TAV Maqedoni.

    Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, thekson TAV Maqedoni, kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime. Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me fluturimet e anuluara, udhëtarët janë të udhëzuar të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore.

    “I udhëzojmë pasagjerët të ndjekin faqen tonë të internetit: skp.airports.com.mk, në rubrikën Fluturime (Nisje/Mbërritje), ku ndryshimet e mundshme në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohen në kohë reale, pasi ne i marrim informacionet në sistemet tona. Nëse kanë nevojë për informata shtesë, mund të telefonojnë në sportelet informative që punojnë 24/7 dhe në numrin e telefonit +389 2 3148 333”, thuhet në njoftimin e TAV Maqedoni për gjendjen në aeroportin e Shkupit si pasojë e mjegullës.

    Lajmi Paraprak

    Tetova dhe Gostivari kalojnë pragun e alarmimit sa i përket arjrit të ndotur

    Lajmi i rradhës

    PRITSHMËRITË E QYTETARËVE NË 2023 | “Të ndalet inflacioni dhe të stabilizohen çmimet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë