Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të japë më njoftime me zë, përveç njoftimeve për hyrje në avion

    Duke filluar nga 3 shkurti, e hënë, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të bëhet një “aeroport i heshtur”. Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, në Aeroportin e Shkupit nuk do të bëhen njoftime të tjera zanore publike, përveç njoftimeve para se të fillojë hyrja në avion (bording) në dalje.

    “Prandaj, ne kërkojmë që të gjithë pasagjerët t’i kushtojnë vëmendje ekraneve dhe monitorëve që shfaqin informacionin e fluturimit, portat e aeroplanëve dhe çdo njoftim personal në lidhje me fluturimin e tyre të marrë nga linja e tyre ajrore”, thonë nga TAV.

    Nga aroporti thonë se besojnë që reduktimi i ndotjes akustike në aeroport do të përmirësojë më tej përvojën e pasagjerëve të aeroportit.

    Lajmi Paraprak

    Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Antarktikë?

    Lajmi i rradhës

    “Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë