Shoferët BMW-ve janë më agresivët në trafik

    Një studim tjetër konfirmoi stereotipin e drejtuesve të BMW-së si më agresivët në trafik.

    Ky studim është interesant sepse mbulon tregun norvegjez, ku veturat elektrike kanë qenë më të njohurat për disa kohë dhe zakonet e drejtimit janë disi të ndryshme nga pjesa tjetër e Evropës.

    Hulumtimi është kryer nga kompania e sigurimeve Storebrand përmes Norstat, dhe rezultatet janë si më poshtë:

    Rreth 53% e të anketuarve besojnë se drejtuesit e veturave BMW janë më agresivët. BMW pasohet nga shoferët e Audi me 37% dhe, çuditërisht, drejtuesit e Tesla-s, të cilët 30% e të anketuarve mendojnë se janë shoferë agresivë. Top 5-ja është rrumbullakuar nga dy prodhues të tjerë luksoz nga Gjermania, Porsche (18%) dhe Mercedes (15%).

    Petter Berg nga Storebrand tha se BMW dhe Audi janë konstante në studime të tilla, dhe BMW dallon në statistikat e tyre sa i përket numrit të lëndimeve. “Megjithatë, ajo që na befason më shumë është pozicioni i lartë i Tesla-s duke marrë parasysh numrin relativisht të vogël të modeleve të tyre në rrugë në krahasim me markat e tjera”, përfundoi Berg.

    Në anën tjetër të spektrit drejtuesit më të kujdesshëm, sipas të anketuarve, janë ata që ngasin një Toyota (23%), një Volvo (17%) dhe një Skoda (12%), Volkswagen (10%) dhe Opel (8%). /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Si formohen gurët në fshikëzën e tëmthit?

    Lajmi i rradhës

    “Shihet korrupsion” | Avioni fluturon me mesazh mbi korrupsionin në RMV (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë