Ageler paralajmëron zgjerimin e listës së zezë, po shqyrtohen disa emra

    Angela Ageler, ambasadore e ShBA-së në Shkup / Fotografia: REL

    Ambasadorja amerikane Angela Aggeler njoftoi se Uashingtoni zyrtar është duke shqyrtuar vendosjen e emrave të tjerë në listën e zezë. Për atë se kush dhe kur do të vendoset, thotë se për këtë vendosin SHBA-të. Por, lista është tejet dinamike thotë Aggeler.

    “Lista është shumë dinamike. Vazhdimisht po shqyrtohen dhe diskutohen emra të rinj. Nuk kam një afat kohor sepse janë vendime të Uashingtonit por mund t’u siguroj se derisa flasim, disa emra po konsiderohen dhe vazhdimisht shikojmë përpara për të shtuar emra të tjerë. Sapo të ketë vendime të reja, do t’ju njoftojmë”, tha Angela Aggeler, ambasadore e ShBA-ve.

    Lajmi Paraprak

    Përse ndiheni të lodhur gjatë javës

    Lajmi i rradhës

    Sërish armatime dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë