Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

    Komiteti i Trashëgimisë Botërore në kuadër të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në seancën e 44-të plenare të mbajtur në Kinë vendosi t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një afat shtesë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e Misioneve Reaktive të UNESCO-s.

    Pra rajoni i Ohrit nuk përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore në Rrezik.

    Ndryshimet e miratuara në projektvendimin e propozuar nga grupi i punës nënkuptojnë fshirjen e dispozitës që parashikonte zhvendosjen e rajonit të Ohrit në listën e vlerave të rrezikuara, si dhe korrigjimet në një pjesë të vendimit me afate shtesë të përcaktuara saktësisht për të vepruar në rekomandimet dhe monitorimi i rreptë i aktiviteteve.

    Vendimi u parapri nga një diskutim shtesë tre-ditor i Komisionit të Trashëgimisë Botërore me komisionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Norvegjisë, Rusisë dhe Bahreinit për të pajtuar qëndrimet e kundërta mbi propozimin e Bosnjës për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dy vjet shtesë për të përmbushur rekomandimet e përfshira në Raportet e UNESCO-s.

    Lajmi Paraprak

    “Ju nuk do të jeni më ata shqiptarë që keni qenë deri më tani, kaq të frikshëm dhe të respektuar”

    Lajmi i rradhës

    Hapet bari i cili ngjason me një qeli burgu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë