Ageler: ShBA-ja do të vazhdojë t’i emërojë funksionarët e përfshirë në korrupsion

    Emërimet e ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kandidatit aktia presidencial Stevço Jakimovski nuk duhet ta befasojnë akkend, tha ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler dhe porossiti se SHBA-ja do të vazhdojë t’i emërojë funksionarët e cilës do parti, degë të qeverisë apo bashkësi që është e përfshsirë në korurpsion.

    Ageler, në kumtimin në Fejsbuk porositi se populli i Maqedonisë së Veriut meriton drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet e veta.

    “Emërimet e sotme (03.18.2024) të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kandidatit aktial presidencial, Stevço Jakimovski nuk duhet befauar askend. Shtetet e Bahkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i emërojnë funksisonarët e cilës do parti, degë të qeverisë apo bashkësie që është e përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm. Populli i Maqedonisë së Veriut meriton drejtësis dhe përgjegjëis nga institucionet e veta në mënyrë që të ndalet vala e sjellje kriminele dhe të ndalet kanceri i korrupsionit”, thuhet në qëndrimin e ambasadores Anxhela Ageler, të publikuar në faqen në Fejsbuk të ambasadës së SHBA-së në Shkup.

    Për shkak të përzierjes në korrupsion të konsiderueshëm Departamenti amerikan i Shtetit sot emëroi disa funkisonarë nga Ballkani Perëndimor në “listën e zezë”, mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetarin aktual të komunës së Karposhit dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski.

    Krahas Janevës dhe Jakimovskit, Departamenti i Shtetit i cakton edhe anëtarët e familjes së tyre më të ngushtë – dy djemtë e moshës madhore të Jakimovskit, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, dhe bashkëshortin dhe djalin e rritur të Janevës, Venci Janev dhe Llazar Janev. Këto veprime i bëjnë Janevën, Jakimovskin dhe anëtarët e familjeve të tyre më të ngushta në përgjithësi të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

    Veprimet e tyre, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit, e minojnë sundimin e së drejtës dhe besimin e opinionit në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre.

    Departamenti amerikan i Shtetit, së bashku me Janevën dhe Jakimovskin e kumtoi edhe emërimin publik edhe të ish-kryetarit të komunës së Kaçanikut, Kosovë, Xhabir Zharku.

    Në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit, paraprakisht u ndodhën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Koço Angjushev, Ramiz Merko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko.

    Lajmi Paraprak

    BDI paralajmëron trazira të mundshme në RMV “sipas një skenari rus”

    Lajmi i rradhës

    KOMPENSIMI I MUNGESËS: Vijnë punëtorët nga Azia në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë