KOMPENSIMI I MUNGESËS: Vijnë punëtorët nga Azia në RMV

    Përderisa punëtorët nga Maqedonia në hoteleri, ndërtimtari etj, po ikin për punë sezonale apo më të gjatë në Kroaci, Gjermani apo shtete të tjera, në vend kanë filluar të vijnë punëtorë nga Nepali, Filipinet…. Njëherësh në Ohër dhe Strugë përskaj mbi 600 punonjësve nga Azia, po angazhohen edhe nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët përgjatë sezonit veror. Pagat fillestare të punonjësve të huaj nisin me 500 euro së bashku me akomodimin dhe ushqimin e siguruar, ndërsa punonjësit vendor në Kroaci kanë paga prej së paku 1000 euro dhe deri 2000 euro.

    Stafi nga jashtë nuk do të jetë në vijën e parë të punës por shumica e tyre do të angazhohen në kuzhinë, ndihmës, higjienistë, kuzhinierë dhe të ngjashme.

    “Sivjet do të marrim disa punëtorë nga vende të tjera dhe do të plotësojmë disa boshllëqe në vende pune ku mund të përdoren. Ata do të punojnë në pastrim, rregullim, ndihmës kuzhine. Kemi punëtorë të tillë që na mungojnë dhe mendoj se këtë vit do të bëhet një balance dhe ky vit do të jetë më i lehtë se ai paraprak”, thotë Krste Blazheski, kryetar i HOTAM, apo hotelierëve të Maqedonisë.

    Mirëpo trendi i ikjes së fuqisë punëtore jashtë dhe ardhjes së punonjësve nga larg, nuk vërehet vetëm te ne, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

    Edhe bizneset në Kosovë kanë filluar t’i marrin punëtorë nga jashtë, shkak i mungesës së fuqisë punëtore. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, bizneset kanë nisur që t’i marrin punëtorët nga vendet e largëta, si Bangladeshi, India e Nepali, por që po e shohin Kosovën si vend transit për të dalë në vendet më të zhvilluara. “Sfida më e madhe për momentin edhe kur e bëjmë analizat me anëtaret e Odes Ekonomike është mungesë e fuqisë punëtorë që na paraqitet si sfida më e madhe edhe mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar edhe të pakualifikuar, përkundër që kanë ndërmarre masa bizneset si më thënë me zbutë këtë mungesë të fuqisë punëtore ndërmjet investimeve të pajisjeve të teknologjisë ajo po paraqet kosto shtesë për bizneset po edhe importimi i fuqisë punëtore prej vendeve tjera sidomos prej Bangladeshit, Indisë, Nepal e kështu më radhë nuk po paraqet një siguri që ata punëtorë do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, ata zakonisht po e shohin Kosovën si një vend transit dhe derisa ta gjejnë një mundësi tjetër për të dal në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna, teksa përmend edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës për punëtorë.

    Mirëpo shifrat e punonjësve të huaj në Maqedoni dhe Kosovë akoma janë mjaft modeste sidomos në raport me Kroacinë.

    Në vitin e kaluar në kë të shtet janë lë shuar mbi 120 mijë leje punë për të huajt. Dominojnë ato nga Bosnje dhe Hercegovina – 36.012, të pasuar nga Serbia – 22.976, Nepali – 20.899, India – 14.317, Maqedonia e Veriut – 12.927, Filipinet – 10.166, Kosova – 9.431, Bangladeshi – 7.822, Turqia – 4.644 dhe Shqipëria – 3.978.

    Nga ana tjetër shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ageler: ShBA-ja do të vazhdojë t’i emërojë funksionarët e përfshirë në korrupsion

    Lajmi i rradhës

    FUSHATË ME IFTARE!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë