Aggeler: Shpresoj që të gjithë politikanët e RMV të punojnë drejt sigurisë dhe prosperitetit

    Besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në anëtarësimin dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian dhe me të vërtetë shpresoj se politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë në arritjen e kësaj, deklaroi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler.

    E pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Aggeler theksoi se ajo nuk mund të fletë për këtë, por qytetarët duhet t’u bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së.

    “Vërtet mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasadore e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë e dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike në vend do të punojnë për realizimin e saj.

    Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ka marrë tashmë ky vend dhe e di që është edhe e vështirë, por inkurajoj qytetarët që t’u bëjnë të ditur politikanëve të tyre se duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    Klinikat në Kosovë operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut

    Lajmi i rradhës

    Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë