Ageler: të gjithë dëshirojmë të shohim më shumë përparim të RMV-së në rrugën europiane

    Pavarësisht nëse negociatat e anëtarësimit kanë filluar apo jo, është e qartë se çfarë duhet bërë për të përmbushur kriteret. Udhërrëfyesi është aty dhe të gjithë do të dëshironim të shihnim më shumë përparim në këtë drejtim. Kështu ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, duke folur për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, në një paraqitje mysafire në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel, përcjell Nistori.

    Sipas Ageler, pavarësisht bisedimeve për anëtarësim në BE, përpjekjet që janë pjesë thelbësore e procesit të reformave të nevojshme nuk duhet të ndalen në asnjë mënyrë.

    Si ShBA, tha Ageler, e kemi shumë të qartë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Europë.

    “Kur shikojmë korridoret 8 dhe 10, siguria kombëtare e këtij vendi dhe rajonit, është gjithashtu shumë e rëndësishme për marrëdhëniet transatlantike. Prandaj ne po e shikojmë nga afër dhe jemi gjithashtu shumë të qartë. Shikoni, këtu është, BE-ja është shtëpia e natyrshme e këtij vendi. Ajo që unë di është se kjo qeveri po bisedon, ka bisedime të shpeshta me liderin e përgjithshëm në Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare. A do të donim të gjithë të shohim më shumë përparim, mendoj se po, por mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se, pavarësisht nga bisedimet për anëtarësimin në BE, nuk duhet të ndalen në asnjë mënyrë përpjekjet që janë të nevojshme në drejtim të reformave, sepse, sinqerisht, rruga është shumë e qartë.”

    Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme edhe për votuesit dhe se ata vazhdimisht, përmes votave dhe mesazheve të tyre, shprehin dëshirën që vendi të përparojë.

    Lajmi Paraprak

    Asnjë gjobë për importuesin e mishit të pulës së pasigurt nga Brazili

    Lajmi i rradhës

    Rënie e çmimit të prodhimeve bujqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë