Aggeler: Angjushev është i korruptuar

    “Ne kemi mjaftueshëm prova që Angjushev është i korruptuar”, tha sot në brifingun me gazetarët në Shkup ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Price Aggeler.

    Ambasadorja tha se në 32 vitet e fundit SHBA-të kanë ndarë rreth 500 milionë dollarë për sundim të së drejtës dhe qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa, siç theksoi Aggeler, shohim epidemi të korrupsionit.

    “Ka epidemi të korrupsionit në këtë vend. Është në secilin sektor, secilën organizatë, dhe vetëm me emërimin e aktorëve të korruptuar, ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë këtij vendi në ballafaqimin me këtë”, tha Aggeler.

    Ndryshe, ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev është personi që së fundmi është futur në listën e personave të padëshiruar të SHBA-së, pasi i njëjti sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është i përfshirë në korrupsion.

    Lajmi Paraprak

    Shumë ushqime i kushtuan Kevinit më pak se 20 dollarë, sa do të kushtonte e njëjta shportë në vitin 2023? (Video)

    Lajmi i rradhës

    LEN: e liga e BDI-së nuk ka fund, në koordinim me partitë maqedonase godasin kryqendrat shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë