Shumë ushqime i kushtuan Kevinit më pak se 20 dollarë, sa do të kushtonte e njëjta shportë në vitin 2023? (Video)

    Kushdo që e ka parë filmin Home Alone do t’i kujtohet gjithashtu edhe skena e famshme e Kevinit i cili shkon në dyqan për të bërë pazarin ditor, duke blerë një sasi të madhe ushqimesh dhe sende të përditshme shtëpie, të cilat i kushtuan më pak se 20 dollarë.

    Ai kishte blerë gati dy litra qumësht, dy litra lëng portokalli, një vakt të paketuar, bukë, makarona, detergjent, mbështjellës, letër higjienike, një pako lodra dhe faculeta, me një total të parave prej 19.83 dollarë, transmeton Telegrafi.

    Por, sa do të kushtonte një shportë e tillë me çmimet e sotme?

    Sipas një raporti të nxjerr nga Fox News, kjo listë e sendeve ushqimore në vitin 2023 do të kushtonte 72.28 dollarë; derisa vitin e kaluar e njëjta shportë ka kushtuar 44.40 dollarë.

    Një grua nga Virxhinia Perëndimore dhe pronare e një biznesi të vogël tha për “Fox and Friends First” se në saje të çmimeve të sotme, po bëhet javë pas jave e vështirë për blerjen e sendeve ushqimore.

    “Pjesë të ndryshme të vendit do të shohin norma të ndryshme inflacioni. Dhe unë e di se disa norma inflacioni janë normale gjatë dekadave. Por inflacioni që kemi ndjerë në dyqanet ushqimore ka qenë i njëjtë. Është e vështirë të përpiqesh të paguash për sendet ushqimore javë pas jave”, tha ajo.

    Kosova në anën tjetër e kishte mbyllur vitin e kaluar me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind, ndërsa në muajin tetor, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit ishte 3.3 për qind.

    Gjatë kësaj periudhe ka pasur ngritje të çmimeve duke filluar nga produktet ushqimore deri tek shërbimet.

    Deri sa në vitin 2021, 38.8 për qind e ekonomive familjare kishin shpenzuar 200 ose më shumë euro për gjëra ushqimore, përqindja u rrit deri në 59.5 për qind më 2023.

    Lajmi Paraprak

    TË RINJ PA PUNË!

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: Angjushev është i korruptuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë