Aggeler: jam e kënaqur me punimet në korridoret 8 dhe 10D

    Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler thotë se është shumë e kënaqur me punën e kompanisë që kryen punimet e ndërtimit.

    “Asnjë fjalë nuk mund të zëvendësojë demonstrimin e punës së vërtetë dhe progresit të dukshëm. Sot jemi në gjendje ta shohim atë progres dhe e dimë që po zhvillohet dhe sot vërtet i duartrokas ata që kanë bërë shumë punë”, tha Aggeler.

    Bechtel dhe Enka theksuan edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme për qytetarët dhe biznesin e nevojës për rrugë më të shpejta dhe më të sigurta, të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim më të madh socio-ekonomik.

    Meqë ra fjala, punimet për korridorin 10d kanë nisur në maj të vitit 2023.

    Lajmi Paraprak

    Kujdes me antibiotikët!

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE-së: shkarkimet në administratën publike nuk kanë qenë transparente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë