KONTESTI RMV – BULLGARI | Markoviq: Ajo çfarë po ndodh në Bullgarinë fqinje është politikë

    Marijan Markoviq nga AShAM në “Click Plus” në TV21 theksoi se askush nuk e ka kontestuar gjuhën maqedonase. Sipas tij, ajo që po ndodh në Bullgarinë fqinje është politikë.

    “Po ka pasur problem, nuk do të ishte gjuha maqedonase në të 39 misionet në Komitetin Ndërkombëtar të Sllavistëve. Dhe askush, asnjëherë nuk është përpjekur ta kontestojë këtë”, tha Markoviq.

    Gjuhëtari Shinasi Derebaj theksoi se gjuha maqedonase nuk duhet të mbrohet nga askush. Ai thotë se e njëjta është e kodifikuar dhe si rrjedhojë edhe mbrojtur.

    “Kemi një letërsi të gjerë, kemi mbi 50 vjet traditë letrare dhe mendoj se e gjithë puna është më tepër e politizuar dhe po ngrihet pluhur. Nuk duhet të reagojmë kështu ndaj provokimeve,” tha Derebaj.

    Lajmi Paraprak

    “Pasiguria ligjore krijon klimë të pafavorshme për biznesin”

    Lajmi i rradhës

    Përshtatja e Ballkanit Perëndimor me politikën e jashtme të BE-së, “element qendror në rrugën europiane”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë