Gligorov: Shteti duhet t’i kontrollojë çmimet dhe të mendojë për qytetarët

    Ekonomisti Vlladimir Gligorov ka komentuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve si për produktet bazë ashtu edhe për produktet e tjera, duke mos pasur një kontroll të duhur e as masa të duhura nga shteti.

    Sipas tij shteti duhet t’i kontrollojë çmimet dhe të mendoj për qytetarët, e jo të merr masa afatshkurtëra që vetëm se e rrisin inflacionin në vend.

    “Kontrolli i gjerë i çmimeve të produkteve të ndryshme ushqimore përmes energjisë elektrike, shërbimeve komunale dhe shërbimeve të tjera ul revoltën e konsumatorëve dhe shtyp inflacionin dhe çon në pakënaqës tek prodhuesit sepse barra e rritjes reale të çmimeve bie mbi këta prodhues”, tha ekonomisti Vlladimir Gligorov.

    Ai tha se nëse shteti kontrollon çmimet, “ndonjëherë për të kënaqur disa, ndonjëherë për të tjerët, kjo çon në inflacion më të shpejtë dhe probleme më të mëdha sociale”.

    Nëse shteti dëshiron të subvencionojë, atëherë, siç tha ai, nuk bëhet me ngrirje të çmimeve, por direkt me para, duke ua dhënë atyre që janë më të rrezikuarit.

    Duke folur për rritjen e kamatës dhe për kreditë gjithnjë e më të shtrenjta, Gligorov tha se kjo ndryshon gjithë politikën fiskale dhe zhvillimore.

    “Duhet të shohim se cilat janë kufizimet, kufijtë e konsumit publik dhe ky është problemi, sepse në ndërkohë zhvillimi i sektorit privat praktikisht është i pamundur dhe ky është problemi i parë. Problemi i dytë është se rreziqet politike dhe ekonomike po rriten, dhe kushdo që kufizon çmimet tani e sheh Bankën Qendrore duke u përpjekur të ndikojë në tregun financiar. Këtu do të protestojnë bankat”, tha Gligorov.

    Problemi i tretë, siç tha ai, “është se një pjesë e borxhit është, në një mënyrë ose në një tjetër, në valutë, borxhi publik është natyrisht ose në valutë ose i indeksuar në valutë dhe më pas është problematike se si kursi i këmbimit do të lëvizë denarin”.

    Lajmi Paraprak

    Kancelari Olaf Scholz mohon edhe një herë gabime në skandalin ‘cum-ex’.

    Lajmi i rradhës

    U VOTUA NË TRE KOMUNA | Vijon publikimi i rezultateve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë