Aggeler për çështjen e Merkos: Institucionet tuaja të vendosin nëse duan të hetojnë korrupsionin flagrant

    Është radha e institucioneve të vendosin nëse duan të veprojnë apo të fillojnë hetime. Shpresojmë se kjo dërgon porosi deri ta ata që keqpërdorin funksionet për të cilat janë zgjedhur nga qytetarët, se do të mbajnë përgjegjësi dhe se nuk janë të mirëseardhur në SHBA, porositi ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler rreth rastit të kryetarit të Strugës në listë të zezë.

    Ajo në deklaratën për “Telma” theksoi se procesi i emërimit të individëve nën regjime të ndryshme sanksionesh është i vëmendshëm, ndonjëherë edhe i gjatë.

    “Ligji i SHBA-së kërkon që Sekretari i shtetit të emërojë individë për të cilët kemi prova të besueshme për korrupsion dhe publikisht të emërtojë aktorët e këqij – përmes heqjes së të drejtës për të hyrë në SHBA me këtë emërtim, që është një mënyrë për të treguar se e mbështesim luftën e Maqedonisë së Veriut kundër kësaj sëmundje të pandershme. Këtë e bëjmë në nivel global për të nxitur sundimin e ligjit dhe për t’u treguar atyre që punojnë në përgjegjësi në mbarë botën dhe se e kanë mbështetjen tonë”, ka thënë Ageler.

    Ambasadorja e SHBA-së potencon se duhet të kenë prova të fuqishme për të vërtetuar pretendimet për korrupsion dhe kur të dëshmohen, sipas ligjit amerikan doemos t’u refuzohet hyrja atyre që kanë abuzuar me pushtetin.

    Emri i kryetarit të Strugës Merko, thotë ajo, nuk është i vetmi që po shqyrtohet me kujdes në Uashington.

    “Mund t’ju siguroj se emri i z.Merko nuk është i vetmi që po shqyrtohet me kujdes në Uashington. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me ata që kërkojnë shkatërrimin e këtij kanceri të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe të ndërtohet një shoqëri e fuqishme, prosperuese dhe dinamike që e meriton çdo qytetarë”, ka thënë Ageler.

    Lajmi Paraprak

    Reshjet e mëdha të shiut në RMV, përmbytin arat me kultura bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Nuk ka entuziazëm për reforma në administratën publike të RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë