Ambasadorja amerikane Shkup, Angela Aggeler, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Departamentit të Shtetit për ta vendosur Artan Grubin dhe Enver Bexhetin në “listën e zezë”.
Aggeler shkruan se nuk do të tolerohet ndërhyrja politike në gjyqësor.
“Vendosja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan në profilin e saj në X, ambasadorja Aggeler./Nistori/