Grubi pasi u vendos në “listën e zezë”: vendimi më ka prekur, do të punoj me partnerët për ta zbardhur rastin deri në fund

    Ish-zv.kryeministri Artan Grubi, ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të vendimit se ai është vendosur në “listën e zezë” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Grubi në një postim në Facebook, shkruan se ky vendim i Departamentit e ka prekur personalisht dhe se do të angazhohet për ta zbardhur rastin deri në fund, përcjell Nistori.

    “Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”.

    “Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, ka shkruar Grubi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aggeler për Grubin dhe Bexhetin: nuk do të tolerohet ndërhyrja e politikës në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Deklarata e trazuar e Albin Kurtit mbi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë