Politika merret me sulme verbale, ndërkohë problemi me ajrin e ndotur po rëndohet

    Tashmë disa ditë ndotja në Shkup është alarmante. Qendra, Aerodromi, Lisiçe, Rektorati kanë pasur përqendrim më të madh të grimcave PM10/m3. Ndotje kishte edhe sot, por më e ulët në krahasim me ditët e fundit. Ajri i ndotur është bërë një tjetër arsye që partitë politike të dalin me akuza e kundër akuza, ndërkohë që zgjidhja për këtë problem humbet diku mes këtyre sulmeve verbale. Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit kërkoi nga kryetari I Këshillit, Trajko Sllaveski që të thërrasë sa më shpejt seancë urgjente ku do të diskutohet gjendja alarmante e ndotjes së ajrit dhe masat që duhet të ndërmerren.

    “Shtim i menjëhershëm i numrit të autobusëve në të gjitha linjat e transportit publik. Transport falas për të gjithë qytetarët në Shkup. Ridestimin i menjëhershëm i parave për t’u përballur me ndotjen e ajrit. Ndihmë financiare për shkollat për adaptim të sistemit për ngrohje në forma ekologjike, përkatësisht ndryshim i kaldajave në sistemin për ngrohje. Përgatitje e një plani për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup. Pastrim dhe larje me cisterna të rrugëve. Veprim i pakushtëzuar dhe intensiv i inspektorëve në kryerjen e detyrës së tyre. 02:10 VMRO-DPMNE në vend se të shtyjë inat duhet të kyçet në këtë iniciativë”, tha Gordan Shutarov – LSDM.

    Por nga VMRO-DPMNE përmes një komunikate akuzojnë LSDM-në se 7 vite në pushtet nuk ka bërë asgjë për të ulur ndotjen e ajrit.

    “LSD të marrë masa për uljen e ndotjes dhe në takimet e fshehta me Arsovskën, Kovaçevski kërkojë reagim nga qyteti. 7 vite LSD ishte në pushtet dhe nuk është marrë asnjë masë e vetme për uljen e ndotjes. Nga 20 miliardë që shpenzohen përmes buxheteve, asnjë euro nuk është investuar për ajër më të pastër. LSD-ja para ardhjes në pushtet kishte premtimin kryesor për uljen e ndotjes, 7 vite më vonë ajri është edhe më i ndotur”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Ditët e para të këtij viti kryeqyteti i ngjante skenave horror, pasi mjegulla e shtuar dhe ndotja përpinë qytetin. Nga Vodno nuk shihej asgjë, por era e rëndë që ngjasonte me djegien e materialeve plastike ndjehej gjithkund. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aggeler për ndryshimet kushtetuese: Deputetët të bëjnë gjithçka që t’i mundësojnë RMV hapjen e rrugës për në BE

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski – Zelenskit: RMV-ja do të vazhdojë me mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë