Agjencia e OKB-së tregon se cila ishte temperatura më e lartë, e regjistruar ndonjëherë në Europë

    Agjencia e motit e OKB-së konfirmoi të martën një tregues prej 48.8 gradë Celsius (119.8 gradë Fahrenheit) në Sicili dy vjet më parë si temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.

    Organizata Botërore Meteorologjike thotë se kjo temperaturë u regjistrua më 11 gusht 2021, në një kohë kur temperaturat po rriteshin në pjesën më të madhe të Evropës – duke ripërtërirë shqetësimet rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, shkruajnë mediat e huaja.

    Shifra e kaloi rekordin e mëparshëm evropian prej 48 C që u regjistrua në qytetet greke të Athinës dhe Elefsinës në korrik të vitit 1977.

    Rekordi i Sicilisë nga viti 2021 u bazua në vëzhgimet e motit dhe u publikua për herë të parë në Revistën Ndërkombëtare të Klimatologjisë.

    Randall Cerveny, i cili raporton mbi klimën dhe ekstremet e motit për Organizatën Botërore Meteorologjike, thotë se konfirmimi pasoi një hetim të gjatë që kërkonte “kujdes të përpiktë” nga agjencia.

    “Ky hetim tregon tendencën alarmante për vazhdimin e rritjes së temperaturave të larta që do të vendosen në rajone të veçanta të botës”, tha Cerveny.

    Vlerësime të tilla janë botuar në Arkivin e Motit dhe Ekstremeve Klimatike, i cili shënon rekorde për ekstremet si temperaturat e larta dhe të ulëta në botë, “topat” më të rëndë të breshrit, “shpërthimi” maksimal i erës, rrufetë dhe vdekjet e lidhura me motin. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Kundrakohë

    Lajmi i rradhës

    Neziri: anëtari në KShZ i takon ASh-së, e jo opozitës shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë