Neziri: anëtari në KShZ i takon ASh-së, e jo opozitës shqiptare

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri thotë se anëtari në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nuk i takon Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), përcjell Nistori.

    Lidhur me kritikat e LEN-it se anëtari i propozuar nga Partia Demokratike Europiane nuk mund të pranohet për shkak, sipas tyre, PDE është pjesë e ekzekutivit, Neziri tha se me këtë logjikë, tani edhe VMRO-DPMNE është në Qeveri.

    “Jo nuk i takon për shkak se neni 2 i Kodit Zgjedhor lë mundësinë që barometër të jenë zgjedhjet e fundit parlamentare. Atëkohë ai vend i ka takuar ASh-së dhe ai vend vazhdon t’i takojë ASh.

    Këto nuk kanë qenë opozitë dhe sipas logjikës së kësaj lëvizjeje gjatë procesit të mandatit parlamentar, ne tani edhe VMRO-DPMNE-së duhet t’i themi se nuk ju takon anëtari sepse jeni pjesë e shumicës parlamentare që nuk mbanë logjikë”, tha Adnan Neziri.

    Neziri tha se Fadil Zendeli dhe Lëvizja Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpërmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, Izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së.

    “Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së” shtoi Neziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Agjencia e OKB-së tregon se cila ishte temperatura më e lartë, e regjistruar ndonjëherë në Europë

    Lajmi i rradhës

    Si të menaxhohet klasa për të luftuar bullizmin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë