Sllobodanka Galevska, Dushan Bekriq, Pavlinçe Stojanova, Andrej Josifovski dhe Fadil Shabani janë anëtarët të cilët morën dritën jeshile nga komisioni parlamentar për anëtarë të Komisionit të Agjencisë së Postave.
Paraprakisht, Kuvendi nuk e kaloi raportin vjetor dhe miratoi konkluzë me të cilën u konstatua se Agjencia e Postës gjatë vitit 2024 nuk i ka arritur qëllimet, prioritetet dhe rezultatet e nevojshme në punën e saj dhe me këtë nuk ka kontribuuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe shkatërrimin e konkurrencës jolojale.
Për këtë, Qeveria fund të muajit mars i shkarkoi anëtarët e Komisionit për të hapur rrugën që të zgjidhen anëtarë të rinj. Sipas raportit financiar të Agjencisë së Postave për vitin 2024, Posta e Maqedonisë as për vete e as për qytetarët. Nuk është fitimprurëse, por as efikase.
Në dy vitet e fundit Posta shtetërore punon me humbje. Vetëm për dy vite, llogarinë ka çuar në minus 4 milionë euro.
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Ross Andersen Inteligjenca Artificiale (AI) është treguar vitet e fundit si një makineri studimi shumë e shpejtë, edhe…