Nuk votohet propozim-vendimi që NPK Tetovë të menaxhojë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Tetovë

    Foto: Nistori

    Përgatiti | Sumeja H. Jakupi

    Propozim-Vendimi për dhënien e të drejtës për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve dhe udhëve në territorin e komunës së Tetoves gjatë përiudhës 2021-2022 të NPK “Tetova”-Tetovë nuk kaloi sot në seancën e radhës së tretë të këshillit komunal të Tetovës. Propozim i cili me 15 vota të Përmbajtur dhe 14 Për, nuk kaloi. Në këshill u diskutua dhe u dakordua që ndërmarrja të sjell një plan të detajuar me procesin sesi do të menaxhohet, njofton Nistori.

    Nuredin Fetai nga NPK deklaroi sesi do që të jetë gjendja e rrugëve këtë dimër, ndërmarrja që ai udhëheq do t’i bëjë ballë.

    “Ne jemi të përgatitur si ndërmarrje. Jo borë, por edhe dy metre të ketë borë, ne do t’i bëjmë ballë, rrugët e qytetit do të jenë të pastruara. Që e cekën këta se ia japim ndërmarrjes mirëmbajtjen dimërore. Ia kthejmë mirëmbajtjen dimërore ndërmarrjes. Unë kam qenë drejtor në vitin 2009 në ndërmarrje dhe ndërmarrja i ka mbikëqyrur këto punë, domethënë janë kompetenca të ndërmarrjes. Arsyet pse ia kanë marrë ndërmarrjes, jo vetëm këtë, janë ato të cilat me kohën ne do i shpalosim, se çka i kanë nxitur që ndërmarrjes t’ia marrën kompetencat. Për këtë desha të ju siguroj se ndërmarrja e ka pasur një kontratë me komunën, prej me 1 dhjetor është kontrata e nënshkruar deri sot, e cila do të kalojë në këshill dhe pastaj deri në tenderim do të bëjmë një kontratë tjetër deri në momentin e tenderimit, kështu në këtë aspekt të jemi të pastër.” – deklaroi drejtoi i NPK Tetovë, Nuredin Fetai.

    Në lidhje me atë nëse NPK i plotëson kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie për mirëmbajtjen e rrugëve, u diskutua gjatë dhe u konsiderua se ky propozim nuk kishte elemente të mjaftueshme për tu përkrahur në këtë seancë, si në bazë juridike, por edhe si procedurë. Për këtë arsye u la që në seancën e radhës, këshilltarët të bëjnë zgjidhjen e çështjes.

    Nga lista e pavarur MMPT sqarojnë arsyen pse votuan të Përmbajtur për dhënien e të drejtës për menaxhim të mirëmbajtjes dimërore të rrugëve në territorin e komunës së Tetovës gjatë periudhës 2021-2022 nërmarjes NPK Tetovë.

    “Duke marrë parasyshë borxhin me të cilën është trashëguar kjo ndërmarrje prej 9,500,000 mln/euro dhe aftësite teknike të kësaj ndërmarrje, ne si këshilltarë kërkuam sqarime adekuate, formulën e saktë sesi udhëheqësia aktuale do të menaxhojë këtë detyrë. Lusim autoritetet komunale që nga udhëheqësit e tyre të kërkojnë dhe të raportojnë para qytetarëve dhe këshilltarëve komunal, transparencë, Plan për furnizim, Plan për menaxhim dhe Informata të hollësishmeve rreth mirëmbajtjes dimërore” – deklaron Hamdi Sulemani nga MMPT.

    Sulemani shton se përderisa nuk ka transparencë dhe sqarime nuk do të ketë as votë dhe se lista e pavarur nuk do të jetë kurrë maqineri votuese për propozim-vendime si kjo e sotmja.

    Ndryshe, sot u diskutua edhe kaosi në komunikacionin e qytetit. Me kërkesë të këshilltarëve, sot mori pjesë edhe komandanti i policisë rrugore, Zoranço Talev.

    Talev në fjalimin e tij tha se SPB Tetovë shënon 44.592 makina të regjistruara me targa të Tetovës dhe në kushte kur qyteti ka numër të vogël të bulevardeve dhe rrugëve, duhet më shumë bashkëpunim në mes policisë dhe vetqeverisjes lokale në tejkalimin e këtij problemi. Ai shtoi se pyetja më e drejtë është se çka duhet të bëjmë në të ardhmen për të zgjidhur këtë çështje e jo pse është ky kaos.

    Ai shtoi se duhet të vihet deri në atë situatë kur dënimet nuk do të jenë të nevojshme, ndërsa tha se kanë propozuar që të rritet numri i karrotrecëve, numri i rrugëve njëkahëshe, si dhe numri i inspektorëve, që do të punojnë në largimin e veturave të cilat joligjërisht kryejnë transport publik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pas protestave të banorëve të Gërçecit dhe Krushopekut, reagon EVN

    Lajmi i rradhës

    ShBA: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë