“Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar pasiguri në tregje”

    Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin “Click Plus”, ka folur për për dy temat kryesore që kanë qenë buxheti dhe borxhi publik i vendit.

    Besimi theksoi se vendi ynë, por dhe gjithë bota, është në një periudhë ku nga njëra krizë kalohet në tjetrën.

    “Filluam me krizën e Kovidit në viti 2020. Më pas, 2021 filloi një rikuperim. E pastaj filloi kriza e shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Besimi.

    Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar edhe më shumë pasiguri në tregje

    Besimi ka folur edhe për buxhetin dhe borxhin publik të vendit tha se lufta në Ukrainë ka krijuar më shumë pasiguri në tregje.

    “Edhe pse pritej që viti 2022 të ishte me inflacion pak më të lartë, por ajo që ndodhi me Ukrainën, pra agresioni ushtarak rus, krijoi edhe më shumë paqartësi në tregje, turbulenca veçanërisht në tregjet evropiane, por edhe në ekonominë botërore në përgjithësi”, tha Besimi.

    Ai shtoi se shumë ekonomistë e barazojnë këtë me një nga krizat më të mëdha në botë.

    Lajmi Paraprak

    Sërish do të shtrenjtohet energjia elektrike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Përzgjedhja e mbetjeve mbetet problem i pazgjidhshëm për familjet dhe kompanitë e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë