Ahmeti, asnjë fjalë për vizitën e Albin Kurtit

    Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, sot në konferencën për shtyp deshi të merrte meritat rreth iniciativës për rrugën Tetovë-Prizren, në një dalje të veçantë publike me ministrin e infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu. Insistimi për këtë konferencë dhe dalje për mediat, lë dyshime pas vizitës së kryeministrit Kurti, titullari numër 1 i vendit, me të cilin BDI nuk kishte parashikuar dhe mbajtur asnjë takim zyrtar. Kurti vizitoi të premten Tetovë e Shkupin, në manifestime me krerët e komunave, që të dy nga i ashtuquajturi fronti opozitar, madje promovoi edhe projektin e rrugës Tetovë-Prizren si një ide të Kosovës dhe me mbështetje nga pushteti qendror e lokal në vend, pa përmendur asnjë fjalë për BDI-në dhe kreun e saj, apo edhe zv/kryeministrin e parë, i shpallur koordinator i projekteve infrastrukturore në vend. U deshën 6 ditë pas këtyre vizitave, që sot të organizohej pritje private në selinë e BDI-së për të theksuar rëndësinë e projektit Tetovë-Prizren.

    Kryetari i Komunës së Tetovës është tejet i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit rrugor Tetovë Prizren, e njësoj edhe nga ana tjetër e kufirit, edhe kryetari i komunës së Prizrenit gjithashtu është i interesuar që sa ë parë të realizohet ky aks. Jemi dakorduar së pari me ish kryeministrin Zoran Zaev, pastaj edhe me kryeministrin aktual Kovaçevski, ndaj dëshirojmë që të gjithë të njihen dhe në të njëjtën kohë të aktivizohen për këtë projekt ndër më të rëndësishmit ekonomik për rajonin tonë, theksoi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Komunat po i mbajnë larg të rinjtë!

    Lajmi i rradhës

    Rritja e pensioneve varet nga Kushtetuesja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë