Ahmeti: Atë që kërkonin shqiptarët “laps e fletore”, Universiteti i Tetovës po prek qiellin

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tubimin përmbyllës në Gostivar para të pranishmëve ka rikujtuar sakrificën e popullit shqiptar e deri te realizimi i të drejtave të tyre. Ahmeti tha se tani BDI ka hapur një kapitull të ri, agjendën e gjelbër. Agjendë e cila ofron mirëqenie, ardhmëri dhe shëndetësi, përcjell Nistori.

    “Shqiptarët me tre universitete që më parë u vranë. Gjuha shqipe po ligjërohet dhe folet nga të gjithë shqiptarët. Vëllezër, motra, këta janë procese të mëdha. Janë procese të cilat kanë marrë udhë, kanë marrë rrugë dhe në këto proçese jemi të pandalshëm. Mirëpo agjenda, kërkesat nuk ndalen këtu. 20 vite ky mision kombëtar është bërë, edhe pse kanë mbet edhe sa punë për t’u bërë. Por ama ne përveç investimeve të mëdha që kemi bërë në agjendën kombëtare, kemi bërë investime të mëdha edhe në ngritjen intelektuale të njerëzve të aftë që dijnë të drejtojnë. Sepse pa drejtues të fortë nuk mund të realizosh as platformë, as qëllim të rëndësishëm”, shprehet Ahmeti.

    Ai tha se tani BDI ka hapur një agjendë, një platformë, një kapitull të ri për 10 vitet e ardhshme me qëllimin më të mirë, që ky vend të bëhet më i mirë dhe më i dashur për qytetarët.

    Ahmeti shtoi se agjenda e gjelbër është agjendë europiane, e ardhmërisë, agjendë e shëndetësisë, platformë që zgjat jetë dhe kërkoi që përkrahja e shqiptarëve të jetë e parezervë, sepse nuk do të turpërohen nga kjo agjendë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Ne nuk kemi njollë në të kaluarën tonë, fitorja jonë është fitore për Tetovën

    Lajmi i rradhës

    “Vota juaj vlen shumë, këshilli komunal në Zhelinë do të inicojë shumë projekte konkrete”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë