Ahmeti: BDI do të dalë faqebardhë, pavarësisht kush çfarë flet

    Ahmeti: Shqiptarët e shpëtuan Maqedoninë të mbijetojë

    Në Kërçovë është shënuar 10 vjetori i qeverisjes shqiptare. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje aktorëve të dikurshëm, që ndanë shqiptarët dhe futën siç tha, “në skuta” të reflektojnë, raporton TV21.

    “Një betejë e fortë ka qenë për ndarjen territoriale. Ndarja ishte bërë asisoj që me të vërtetë ishte e dhimbshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ajo politikë aq e sofistikume që ishte bërë pas pavarësisë së këtij shteti, kishte margjinalizuar shqiptarët nëpër skuta, nëpër fshatra duke i përjashtuar nga jeta urbane, nga shtëpitë e kulturave. Ajo pati një prapavijë, që më vonë doli në sipërfaqe – ndarja e këtij shteti. Kjo nuk është shaka dhe bëjnë mirë, të gjithë aktorët e këtyre ngjarjeve, të reflektojnë dhe le të thonë të vërtetën se pikërisht ne shqiptarët kemi qenë që e kemi shpëtuar këtë shtet të mbijetojë, sepse ka qenë zgjidhja më e mirë, sepse do të krijonim një tragjedi të vërtetë, një luftë të paparë në historinë e Ballkanit”, tha Ahmeti.

    Ahmeti me porosi nga Kërçova: Do të dalim faqebardhë, pavarësisht se kush çfarë flet

    Ahmeti nga Kërçova ka dërguar porosi deri te të pakënaqurit për punën ndaj Fatmir Deharit. Porositi që t’i lenë emocionet dhe t’i kthehen veprimtarisë konkrete, pasi siç shtoi, “BDI do të dalë faqebardhë, pavarësisht se kush çfarë flet”.

    “Tani e 10 vjet, qytetarët e Kërçovës e kanë provuar që ne nuk jemi të arbitrarë, që ne nuk sundojmë mbi pakicat, por veprojmë dhe punojmë drejtë. Këtë e ka demonstruar në praktikë, kryetari i Komunës së Kërçovës pavarësisht reagimeve të sotme emocionale që bëhen, por më mirë le t’i kthehen veprimtarisë konkrete se si ka punuar kryetari i Kërçovës dhe mos të rëmbehemi nga emocionet. Prandaj i uroj suksese edhe në të ardhmen Fatmirit dhe ekipit në betejat e ardhshme. Ne do të dalim faqebardhë, pavarësisht se kush çfarë flet”, tha Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Petrovska: Maqedonia do t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

    Lajmi i rradhës

    Jonuz: VMRO-DPMNE është një gurë që pengon rrugën për në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë