Petrovska: Maqedonia do t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

    Petrovska: Nuk është e vërtet se agjentët tanë të kundërzbulimit janë arrestuar në Kosovë

    Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, gjatë emisionit “360 Gradë” në Alsat i hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish kreut të kundërzbulimit ushtarak, Dragan Kovaçki, i cili doli me pretendimin se agjentë të kundërzbulimit ushtarak janë arrestuar në territorin e Kosovës, përcjell Nistori.

    “Absolutisht Jo! Të ju arrestohen përfaqësues të kundërzbulimit në territorin e një vendi tjetër, nënkupton armiqësi mes atyre dy vendeve. Që nuk është rast me Republikën e Kosovës. Posaçërisht, në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi mes shërbimeve ushtarake të të dyja vendeve është në nivel të lartë. Nuk shoh arsye se pse do të arrestoheshin”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

    Maqedonia do t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë ushtarak

    Petrovska e ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi jonë do t’i dhurojë Ukrainës helikopterë ushtarak.

    “Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Rezistenca e studentore” ka paralajmëruar protesta nëse nuk u plotësohen të gjitha kërkesat

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: BDI do të dalë faqebardhë, pavarësisht kush çfarë flet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë