Ahmeti: e dua një Ballkan pa kufi

    “Një Ballkan pa kufi”, Ali Ahmeti: Ëndrra ime, Shtetet e Bashkuara të Europës!

    Që prej vitit 1912, kur trojet shqiptare u shpërndanë në disa shtete, ëndrra e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe i shqiptarëve në Shqipëri ishte bashkimi i të gjitha trojeve të mbetura jashtë me Shqipërinë. Në 1990, Ibrahim Rugova përpunoi një teori të re, që në kontekstin gjeopolitik ishte shumë i drejtë, atë për pavarësinë e Kosovës. Në 2001 Ali Ahmeti zbatoi një teori tjetër, ‘shqiptarët element i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni’. E realizoi. E nisi me marrëveshjen e Ohrit dhe tashmë, simbolikisht u përmbyll me fakti që Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Edhe një periudhë tjetër historike u përmbyll… Nga sot e tutje, a ka një objektiv të ri Ali Ahmeti?

    “Sigurisht! Mirë i menduar, mirë i studiuar. Pse të ekzistojë kufiri mes meje dhe teje? Pse mos e bëjmë që ai kufi të mos ekzistojë, ashtu siç e ka bërë Europa, i ka hequr kufijtë mes Gjermanisë dhe Francës, janë hequr. Janë hequr mes Gjermanisë, Austrisë. Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lerë Ballkanin pa kufi…  dhe Europa duhet ta përshpejtojë procesin, sepse duke pasur një Ballkan me flakë, do plagoset edhe vetë. Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor. Europa është e vogël krahasuar me perandorinë dhe Arushën Polare, Rusinë. Ne jemi aq të vegjël krahasuar me kufijtë me Rusinë dhe e keqja sot na vjen ne nga Moska. Rusi, Kinë, kundër procesit tepër të natyrshëm. Se ne vendet e Ballkanit Perëndimor duam të jemi, sepse natyrshëm jemi Europë. Fundi fundit, djepi i Europës është Mesdheu. Të gjitha shtetet, popujt, kombet, që jetojnë në veriun më të largët, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe”.

    Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.

    Ali Ahmeti: Ku do të shkojnë shqiptarët e Maqedonisë?

    Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.

    Ahmeti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk ka pranuar të marrë asnjë post. Ahmeti tha se është i vetëdijshëm se është një politikan që nuk ka dalë prej ekraneve televizive, por nga kryengritjet e shqiptarëve. Ai theksoi se ka vlerësuar që më mirë të çohet përpara misioni dhe jo funksioni.

    “Çështja e parë është unë jam i vetëdijshëm se nuk jam politikan që kam dalë prej ekraneve televizive. Unë jam një veprimtar që kam dalë nga kryengritja e shqiptarëve dhe nga një jetë ilegale. Tash, edhe unë e kam menduar mirë këtë punë, a ma mirë është misionin me e çu përpara apo funksionin. Unë kam vlerësuar bashkë me gjithë njerëzit e mi, të afërmit e miqtë me më rëndësi është të shtyhet misioni sesa unë të kërkoj funksionin, sepse funksioni, drejtimi edhe të konsumon, por edhe e drejton shumë më mirë me bashkëpunëtorët”, u shpreh Ahmeti.

    Një nga pyetjet e Fevziut për Ahmetin ishte edhe nëse ka pasur ndonjë moment tundimi që të ishte vetë kryeministër.

    “Historinë e ndërtojmë bashkë o Blendi. Për mua a ka krenari më të madhe sesa djemtë e rinj kanë funksione dhe është krenari për mua kur më thonë diplomatë të lartë që përfaqësimin profesionin profesional e bëjnë ministrat shqiptarë. Asesi (nuk pata tundim për postin e kryeministrit) sepse nuk e kam menduar asnjëherë”, tha ai.

    Vendos mazhorancën në RMV, por nuk di mirë gjuhën? Ahmeti: Të gjithë komunikimin e kam shqip

    Ali Ahmeti është padyshim një nga njerëzit më të fuqishëm në Maqedoninë e Veriut. Si lider i BDI-së shpeshherë pozicionimi i tij ka ndarë mazhorancën dhe opozitën në parlamentin fqinj.

    Por pavarësisht kësaj, Ahmeti nuk flet shumë mirë maqedonisht. Ai theksoi se komunikon në biseda të ndryshme me kryeministrin apo ministrat maqedonisht, por bën edhe gabime. Kjo është arsyeja se pse edhe publikisht nuk flet maqedonisht.

    Ahmeti tha se të gjithë komunikimin e tij dhe dokumentacionin në parlament e ka shqip. Ishte Fevziu që i kujtoi një episod nga 22 vite më parë, kur Ahmetit iu desh përkthimi i të zotit të shtëpisë ku po zhvillonin intervistë që të kuptonte mirë se çfarë po fliste për të ministri i Brendshëm asokohe.

    Blendi Fevziu: Kur unë kam zhvilluar intervistën e parë me ju në Shtator të vitit 2002, në fillim të fushatës elektorale kemi qenë në një lagje, në një fshat që nuk e di ku, mbi Tetovë dhe në një moment Boshkovski, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së asaj kohe bëri një deklaratë për ju dhe ju i thatë të zotit të shtëpisë, çfarë tha tamam. Kam përshtypjen ju nuk e dinit maqedonishten në atë kohë?

    Ali Ahmeti: Unë nuk e kam kuptuar sepse maqedonishtja ime ka qenë një maqedonishte e një nxënësi të gjimnazit dhe unë nuk kam arritur ta përvetësoj.

    Blendi Fevziu: Tani komunikon lirshëm fare?

    Ali Ahmeti: Publikisht dhe mediatikisht nuk flas në gjuhën maqedonase, sepse mund të bëj gabime gramatikore dhe nuk dua të bëhem objekt tallje dhe humori.

    Blendi Fevziu: Pra jeni një nga njerëzit më të fuqishëm të Maqedonisë që vendos mazhorancën në Maqedoni dhe nuk flisni mirë maqedonisht?

    Ali Ahmeti: Unë komunikoj, por komunikoj kështu në bisedë. Nuk kam asnjë vështirësi. Përkundrazi u them bashkëbiseduesve, kryeministrit, ministrave ku gaboj përmirësohem dhe për çdo ditë e përvetësoj, sepse unë të gjithë komunikimin e kam nga mëngjesi gjer në darkë në shqip. Të gjithë komunikimin në parlament e kam shqip. Të gjithë dokumentacionin e kam në gjuhën shqipe. 

    “Një Ballkan pa kufi”, Ali Ahmeti: Ëndrra ime, Shtetet e Bashkuara të Europës!

    Që prej vitit 1912, kur trojet shqiptare u shpërndanë në disa shtete, ëndrra e të gjithë patriotëve shqiptarë dhe i shqiptarëve në Shqipëri ishte bashkimi i të gjitha trojeve të mbetura jashtë me Shqipërinë. Që prej vitit 1990, Ibrahim Rugova përpunoi një teori të re, që në kontekstin gjeopolitik ishte shumë i drejtë, atë për pavarësinë e Kosovës. Në 2001 Ali Ahmeti zbatoi një teori të re, që ishte ‘shqiptarët element i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni’. E realizoi. E nisi me marrëveshjen e Ohrit dhe tashmë, simbolikisht u përmbyll me fakti që Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Edhe një periudhë tjetër historike u përmbyll… Nda sot e tutje, a ka një objektiv të ri Ali Ahmeti? Ja si përgjigjet ai në intervistën e dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, në Opinion.

    “Sigurisht! Mirë i menduar, mirë i studiuar. Pse të ekzistojë kufiri mes meje dhe teje? Pse mos e bëjmë që ai kufi të mos ekzistojë, ashtu siç e ka bërë Europa, i ka hequr kufijtë mes Gjermanisë dhe Francës, janë hequr. Janë hequr mes Gjermanisë, Austrisë. Ëndrra ime është Shtetet e Bashkuara të Europës, lerë Ballkanin pa kufi…  dhe Europa duhet ta përshpejtojë procesin, sepse duke pasur një Ballkan me flakë, do plagoset edhe vetë. Nuk ka qetësi Europa pa u rehatuar, paqësuar dhe pajtuar Ballkani Perëndimor. Europa është e vogël krahasuar me perandorinë dhe Arushën Polare, Rusinë. Ne jemi aq të vegjël krahasuar me kufijtë me Rusinë dhe e keqja sot na vjen ne nga Moska. Rusi, Kinë, kundër procesit tepër të natyrshëm. Se ne vendet e Ballkanit Perëndimor duam të jemi, sepse natyrshëm jemi Europë. Fundi fundit, djepi i Eropës është Mesdheu. Të gjitha shtetet, popujt, kombet, që jetojnë në veriun më të largët, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe”.

    Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje.

    Ali Ahmeti: Mendonte se ishte skocez, ish-sekretari i NATO-s doli me origjinë nga Vlora

    Në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, Ali Ahmeti, politikani shqiptar në RMV, ka treguar se ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, është me origjinë nga Vlora.

    Ai tregon se Robertson-i ka bërë një test ADN-je dhe zbuloi se një përqindje e gjeneve të tij janë shqiptare. Ali Ahmeti e lidh këtë histori me idenë e tij të mëparshme, se të gjitha shtetet, popujt e kombet që jetojnë në veriun më të largët të Evropës, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe.

    Për këtë arsye ai në “Opinion” shprehu dhe ëndrrën e tij të radhës: Shtetet e Bashkuara të Evropës.

    Ali Ahmeti: Sa për dijeni tuajën, unë e kam shumë mik Robertson-in dhe kemi hyrë në shumë biseda të thella. Sigurisht Robertson-i mund të jetë bërë dhe kureshtarë nga çështjet që unë i ngrija dhe shkon edhe bën ADN-n. Dhe, ADN-ja…

    Blendi Fevziu: Mos më thuaj që i doli shqiptar?

    Ali Ahmeti: Nga Vlora.

    Blendi Fevziu: Lord Robertson?! Lord Robertson nga Vlora?!

    Ali Ahmeti: Po. Merr shtypin sepse mban një ligjëratë në Beograd, zoti Robertson, dhe për të treguar, se ai dikur ka menduar që është skocez e shkuar skocezit.

    Blendi Fevziu: Kështu më pati thënë edhe mua në intervistë.

    Ali Ahmeti: Po, edhe thotë: “Nuk ishte ashtu”, se të gjithë kemi lidhje gjaku, ne popujt e Evropës. Edhe të nesërmen, i tërë shtypi i Beogradit: “Ja kush na ka bombarduar neve”.

    Lajmi Paraprak

    Rezistenca e shpirtit

    Lajmi i rradhës

    TETOVA, KA DITË QË MEZI MERR ‘FRYMË’!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë