Ahmeti fton në takim urgjent Këshillin e përgjithshëm të partisë

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për ditën e nesërme ka ftuar në një takim të gjithë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend, shkruan Alsat.

    Ai këtë takim e thërret, pasi, dje opozita në vend njoftoi se është formuar shumicë e re, duke përfshi këtu, VMRO-DPMNE, ASH-Alternativa, E majta dhe Besa.

    “Të nderuar anëtarë të Këshillit tē përgjithshëm, Kryetari Ahmeti ju fton në takim te KP BDI në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet nesër, e diel, me 07 nëntor 2021, me fillim në ora 13:00, në Tetovë,restoranti ARRA. Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtese kundër Covid-19”, thuhet në ftesën e kryetarit te BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    LSDM thotë se Mickoskit i intereson vetëm pushteti

    Lajmi i rradhës

    Napoli nderon Maradonën, fanellë speciale për ndeshjet e nëntorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë