Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata eurointegruese sa më shpejtë të jetë e mundur

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka mirëpritur në takim eurodeputetin nga Bullgaria, İlhan Kyuchyuk i cili e ka faleminderuar për ndihmën që autoritetet bullgare e japin për hetimin e plotë dhe transparent të rastit tragjik ku humbën jetën shumë qytetarë të RMV-së, përcjell Nistori.

    Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit Ahmeti lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, derisa ka theksuar se autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në zbardhjen e tërësishme të rastit.

    Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti në mes të dy vendet ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kyuchyuk, duke vënë theks në arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Europian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e re në Sofje.

    “I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shumë në sigurinë e vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve”, kanë konstatuar në takim kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti bullgar.

    Lajmi Paraprak

    Prokurori kërkon dënimin e Ikballe Berishës për shtytje në terrorizëm

    Lajmi i rradhës

    Energjia elektrike nga TEC Negotinë mund të jetë më e shtrenjtë se energjia elektrike e importuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë