Ahmeti: me ASh-në jemi palë të barabarta, me Taravarin biseduam opsionet për bashkëpunim

    Ahmeti pas takimit me Taravarin: Opsionet mbeten të hapura

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas takimit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në Gostivar, u shpreh se të gjitha opsionet mbeten të hapura për një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton TV21, përcjell Nistori.

    “Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura, do të vazhdojmë të takohemi përsëri. Do i bisedojmë opsionet vizionet dhe në saj të vlerësimeve që do të jepen do të marrim edhe vendimet sesi dhe për cilin opsion do të zgjedhim. Jemi palë të barabartë me ASh-në dhe nuk japim oferta, kemi ardhur më tepër për bisedime. Përpjekjet bëhen për opsionin më të mirë që do të jetë në shërbim të avancimit drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përpjekjet bëhen maksimalisht që të zgjidhet opsioni më i mirë”, tha Ahmeti.

    Ai tha se në takim janë biseduar opsionet për bashkëpunim të mundshëm mes ASh-së dhe BDI-së, megjithatë vendimi do të merret nga organet partiake pasi të shqyrtohet të gjitha opsionet.

    “Kemi biseduar, por opsionet janë të hapura. Bisedë tepër miqësore. Do të vazhdojmë. Do të takohemi përsëri. I shofim dhe i bisedojmë opsionet. Do t’i bisedojmë vizionet, zhvillimet dhe në sajë të zhvillimeve që do të jepen në organet drejtuese në partitë tona, ne do të marrim edhe vendimet se si dhe për cilin opsion do të përcaktohemi”, shtoi Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    4 llojet e ushqimeve që duhet të shmangni kur jeni të stresuar

    Lajmi i rradhës

    CRTA: Rezultati i zgjedhjeve në Beograd s’e pasqyron vullnetin e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë