Ahmeti: Me Petkovin fola edhe për korridorin 8, i cili afron dy brigje dhe tre kryeqytete

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin bullgar në konferencë për shtyp theksoi se ka uruar atë për postin e ri derisa i ka uruar sukses, sidomos në marrëdhënies mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

    Ai tha se të dy vendet janë në proces shumë të rëndësishëm dhe se të dy vendet kanë nevojë të jashtëzakonshme për të relaksuar raportet

    “Kemi folur shumë hapur për temat të cilat kërkojnë zgjidhje, por njëherit edhe guxim sepse nuk duhet të përfshihemi nga emocionet, por të jemi racional. Biseduam edhe për korridorin 8 si një korridor i cili afron dy brigje, tre kryeqytete”, tha Ahmeti.

    Ai u shpreh se janë dakorduar që të ndërtohet korridori sa më parë si ai automobilistik ashtu edhe ai hekurudhor.

    “U dakorduam të kemi bashkëpunim dhe komunikim në të gjitha fushat, si në ekonomi, investime ashtu edhe në kulturë. Qëllimi ynë mbetet gjithmonë që Republika e Maqedonisë së Veriut të hap negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë e dime se pa u mbull kontesti apo dallimet që ekzistojnë mes Shkupit dhe Sofjes se janë pengesë, por unë sot pash një vullnet të fortë te kryeministri bullgar që kjo çështje të merr epilog dhe sa më parë të gjendet zgjidhje e pranueshme për palët dhe ne të çelim negociatat në qershor të këtij viti”, u shpreh Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Personat me nevoja të veçanta në RMV: Qeveria nuk ofron kushte, askush nuk na merr parasysh

    Lajmi i rradhës

    A mund të ndihmojnë drithërat në uljen e tensionit të lartë të gjakut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë