Ahmeti: Nëse nuk ka Ballkan të qetë, në Moskë do të ketë festë

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, është prezent në Ohër, duke ndjekur takimin në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit.

    Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se vendeve që nuk iu intereson paqja në Ballkan do të festojnë nëse nuk arrihet marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Çdo e arritur tani është e arritur për të gjithë ne, paqja stabiliteti e siguria janë thesar. Mendoj që në Ohër tanimë kanë zbarkuar shtetet e BE ka zbarkuar SHBA dhe të gjithë sytë e opinionit liridashës janë sot në Ohër, por mos harrojmë se edhe sytë e keqbërësve në Ballkan edhe ata janë sot në Ohër dhe nuk e dëshirojnë një përparim të sotëm. Jam ithtar i asaj që sot të ketë përparim dhe të verbohen ata që nuk duan paqen”, tha Ali Ahmeti, ndërsa shtoi se konsensusi do të varet nga delegacionet.

    “Marrëveshja do varet prej delegacioneve. Si proces Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes përfundimtare, dhe pranimi i saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, tha mes tjerash Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    Pse u zgjodh Ohri për takimin Kurti-Vuçiç, simbolika e qytetit për Ballkanin

    Lajmi i rradhës

    Aksident në hyrje të Tetovës, kamioni humb kontrollin dhe kalon në drejtim të kundërt të autostradës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë