Ahmeti: një njësi zgjedhore dhe lista të hapura; për qeverinë teknike – konsultime me BE dhe ShBA

    Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në një fjalim në Tetovë gjatë fushatës zgjedhore 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kreu i integristëve, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve, në lidhje me idenë e kryeministrit Hristijan Mikcoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, tha se për këtë, duhet të konsultohen me BE-në dhe ShBA-në, përcjell Nistori.

    “Sa i takon qeverisë teknike, qëndrimi ynë është se duhet të konsultohemi edhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, BE-në dhe SHBA-në”, tha Ahmeti.

    Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ahmeti tha se kanë paraqitur propozimet e tyre.

    “Ne pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura, tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme”, tha për Kodin Zgjedhor.

    Sa i përket çështjes së sigurimit të shumicës së dyfishtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Ahmeti tha se ka kërkuar konsultime shtesë.

    “Nuk janë bërë konsultat e nevojshme por është vepruar në mënyrë arbitrare dhe demokracia konsensuale ka rregullat e veta. Me çka mbet që koordinatorët e grupeve parlamentare të kërkojnë zgjidhje dhe konsultime shtesë se si mund të zgjidhet kjo çështje”, theksoi Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski pas takimit me liderët: Qeveria teknike duhet të shkojë në histori

    Lajmi i rradhës

    Kasami pas takimit me liderët: lista të hapura dhe më shumë të drejta për diasporën për të votuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë