Mickoski pas takimit me liderët: Qeveria teknike duhet të shkojë në histori

    Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për Kundërvajtjet dhe të gjithë ramë dakord në parim që qeveria teknike duhet të jetë një gjë e së kaluarës, tha kryeministri dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit të sotëm të liderëve në Klubin e Deputetëve të Parlamentit, përcjell Nistori.

    Sipas Mickoskit, nëse nuk arrihet marrëveshje midis të gjitha grupeve parlamentare për të pranuar propozimin për shfuqizimin e qeverisë së Përzhinos, ajo duhet të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe më pas të shfuqizohet.

    Megjithatë, siç vlerësoi ai, do të duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për Qeverinë, sepse ka ndryshime në portofolet.

    “Publiku dëshmoi sot një qasje të ndryshme – një debat të hapur, konstruktiv, plot propozime dhe ide. U ngritën shumë pyetje. Unë propozova që debati të vazhdojë në nivelin e grupeve parlamentare, sepse ne jemi për tejkalimin e problemeve, jo për krijimin e të rejave”, theksoi Mickoski.

    Në takimin e lidershipit, i cili u mbajt me iniciativën e tij, Mickoski u shoqërua nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikola Micevski.

    Në takim morën pjesë partnerët e koalicionit në Qeveri: sekretari i përgjithshëm i ZNAM-it dhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Biljal Kasami, nga koalicioni “Vredi”.

    Nga grupet parlamentare të opozitës ishin të pranishëm liderët e Levicës dhe të BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti.

    Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili refuzoi ftesën e Mickoskit, nuk mori pjesë në takim.

    Lajmi Paraprak

    A do të përfundojë sivjet lufta e Rusisë kundër Ukrainës?

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: një njësi zgjedhore dhe lista të hapura; për qeverinë teknike – konsultime me BE dhe ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë