Ahmeti: Nuk jemi fajtor që na ka votuar populli për 22 vjet

    Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo rivalitetin deri në armiqësi

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga manifestimi “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta – dega e BDI-së në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se shumë kundërshtarë të tij e kanë halë në sy, por ai nuk është fajtor që fiton prej 22 vjetësh. Ahmeti duke iu referua zhvillimeve politike tha se ai e pranon rivalitetin me kundërshtarët politikë në vend, por jo rivalitetin deri në shpifje dhe armiqësi, përcjell Nistori.

    “Unë jam shumë i vetëdijshëm që jemi halë në sy për shumë kundërshtarë politikë që kemi krijuar për 22 vjet, por ne nuk jemi fajtor që kemi qenë fitimtarë për 22 vjet. Ne na ka votuar populli. Prandaj nuk kanë çfarë armiqësohen me popullin. Unë e pranoj rivalitetin, unë e pranoj të jemi në garë, por jo rivalitet deri në armiqësi. Jo në rivalitet deri në shpifje, sepse dhunshëm në 22 vite nuk kemi fituar. Na ka dasht populli dhe kemi qenë fitimtarë.”- tha Ahmeti.

    Ahmeti: 22 vite investim kombëtar për ngritjen e kuadrove, dikush mendon se do t’i ndërtojë për 1-2 vjet

    Ahmeti tha se BDI-ja ka 22 vjet që investon në kuadro dhe dikush mendon se do t’i ndërtojë për 1-2 vjet, duke marrë si shembull partinë Levica.

    “22 vite investim kombëtar për ngritjen e profesionalistëve që të drejtojnë dikastere të shtetit dhe unë nuk e di sesi marrin guximin disa, pavarësisht nëse i takon kampit maqedonas apo shqiptar. E ndërton një parti si Levica dhe mendon se po prek yjet qiellit. Për të ndërtuar dhe drejtuar parti dhe shtet duhet një mobilizim e tablim shumë i fortë për të qenë i suksesshëm. Por mbi të gjitha duhet të kesh kapital jetësor, nuk është njësoj të jesh një apo dy vjet dhe të investosh 22 vite në ngritje dhe tablim të një subjekti politik”, shtoi Ahmeti.

    Ahmeti: Të gjithë ata që mendojnë që do na hidhërojnë, u themi se kemi nerva të çelikta

    Ahmeti, foli edhe për kundërshtarët politikë dhe se ka indicie se po përpiqen të përçajnë BDI-në. Ai tha se ata kanë nerva të çelikta dhe askush nuk mund t’i devijojë.

    “Të gjithë ata që mendojnë që do na hidhërojnë, që do na nxjerrin prej binarëve , e kanë të kotë sepse pjesa dërrmues e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka kaluar nëpër shumë përballje dhe unë mund t’u them mënyrën më të thjeshtë që ne nervat i kemi  prej litarit të çelikut dhe nuk ka as provokacione, as shpifje që mund të na zhvendosin nga platforma, filozofia jonë për shqiptarët, për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto hapësira. për 22 vite me radhë kemi mbrojtur interesa për të gjithë qytetarët”, tha Ahemti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Opozita serbe akuzon Vuçiqin për ngjarjet në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania do të braktisë rregullat e rrepta të ndërtimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë