Ahmeti takohet me Ramën: Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në BE

    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Facebook njoftoi se gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama kanë biseduar edhe për agresionin rus në Ukrainë. Ahmeti tha se dënojnë cenimin e integritetit territorial të Ukrainës, përcjell Nistori.

    “Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera. Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian”, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

    Ahmeti tha se si vende anëtare të NATO-së, kanë shprehur shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Troshanovski: Konflikti ruso-ukrainas, sfida më e madhe me të cilën është përballur Europa

    Lajmi i rradhës

    Kultivuesit e duhanit kërkojnë që të rritet çmimi i duhanit në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë