Ahmeti: Të mos lejojmë VMRO të fitojë në Gostivar dhe Kërçovë

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tubimin parazgjedhor në Çegran të Gostivarit kërkoi anëtarësia dhe qytetarët të mobilizohen për raundin e dytë dhe ta mbështesin kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta. Ai pati fjalim të shkurtër në të cilin përmendi se janë afër fitores.

    “Nëse nuk do të ishin afër fitores, nuk do të vija sonte këtu. Nuk dëshiroj ta humbim Gostivarin nga VMRO ose në Kërçovë. I lus çegranasit të mobilizohen dhe të mos lejojmë VMRO të fitojë”, tha Ahmeti.

    Në tubim, ai rikujtoi se çfarë ishte realizuar në këto njëzet vite që kur janë në pushtetin ekzekutiv dhe potencoi se projekte të rëndësishme na presin si Korridori 8, traseja hekurudhore për të cilat siç tha nevojitet mbështetja politike e vetëqeverisjeve lokale.

    “Tani kemi hapur kapitull të ri si BDI dhe Gostivarit i duhet lider dinjitoz. Kuptohet, shumë projekte kanë nevojë për mbështetjen politike të komunave. Ktheni kokën mbrapa dhe shikoni para 20 vitesh. Na duhen edhe komunat ta çojnë procesin përpara. Jam falënderues për fitoret e deritanishme, ndërsa më vjen keq edhe për të tjerët, ata të cilët nuk kanë kapacitet dhe të jenë kundërshtarë dinjitozë që të “kthehemi në ring”, nënvizoi Ahmeti.

    Ai kërkoi nga banorët e Çegranit t’i thonë hapur dhe personalisht, pse në këtë mjedis kanë realizuar rezultat të keq zgjedhor dhe ku qëndron gabimi nëse ekziston.

    Ahmeti paralajmëroi se sërish do të vijë në Çegran, pasi siç tha, në fshat ka pasur tragjedi familjare dhe kërkoi që tubimi të kalojë vetëm me fjalimin e tij./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Krah për krahu do të arrijmë të krijojmë ardhmëri të re, të përbashkët

    Lajmi i rradhës

    Shfaqet nevoja për më shumë bashkëpunim mes vendeve të rajonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë