Mickoski: Krah për krahu do të arrijmë të krijojmë ardhmëri të re, të përbashkët

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëm ka qëndruar në Ohër.

    Ka ftuar qytetarët të mobilizohen, duke shtuar se vetëm “krah për krahu do të arrijnë të krijojnë ardhmëri të re, të përbashkët, ardhmëri më të mirë, ose do të qëndrojmë në apati dhe pashpresë”.

    “Të gjithë votuesit që duan diçka të ndryshojnë, dhe na mbështesin, si dhe të gjithë ata të cilët janë të parapërcaktuar fillimisht për ne dhe për ata që janë të zhgënjyer për politikë, ejani të bashkohemi. Ju me siguri keni shkak të arsyeshëm që të dyshoni dhe ne asnjëherë nuk kemi thënë se jemi të pagabueshëm, aq më pak të përkryer. Është koha që të tejkalojmë dallimet dhe të mobilizohemi e të bashkohemi, të tregojmë fuqinë dhe të përbashkëtën në qëllimet që të bëhet më mirë. Të gjithë i nevojitemi Maqedonisë Me ndarje vetëm të tjerët shfrytëzojnë”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Përfitimet e sportit për fëmijët me nevoja të veçanta

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Të mos lejojmë VMRO të fitojë në Gostivar dhe Kërçovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë