Ajdini: Rasti i Mijallkovit nuk është i vetmi, ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë

    Omer Ajdini nga rradhët e ASH-së në emisionin “Rruga Drejt” ka treguar pozicionin e partisë së tij, si opozitë, se si e sheh tentimin për lirimin nga paraburgimi të Sasho Mijallkovit.

    Ajdini, ka thënë se rasti i Mijallkovit nuk është i vetmi por se ky ishte kulmi, derisa theksoi se ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe qeverisë në vend.

    “Rasti i Sasho Mijallkov nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, raste të tilla ne kemi plotë, por rasti i Mijallkov është kulmi dhe duhet ta kuptojmë se ai nuk është i vetëm në këtë tregim, ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë”, tha Ajdini.

    Ai poashtu deklaroi se nëse regjimi BDI-VMRO dikur e krijuan një Sasho Mijallkov, regjimi hibrid nga LSDM dhe BDI ia zgjati jetën këtij mentaliteti.

    “Ne duhet ta kuptojmë një gjë. Nëse regjimi BDI-VMRO dikur e krijuan një Sasho Mijallkov, regjimi hibrid që potencohet nga Freedom House, që mbahet nga LSDM dhe BDI ia zgjati jetën këtij mentaliteti, kësaj figure, kësaj forme të veprimit në shtetin tonë”, tha Ajdini.

    Ajdini shprehi se rasti i Mijallkovit nuk është i vetmi por se ky ishte kulmi, derisa theksoi se ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë në vend.

    “Rasti i Sasho Mijallkov nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, raste të tilla ne kemi plotë, por rasti i Mijallkov është kulmi dhe duhet ta kuptojmë se ai nuk është i vetëm në këtë tregim, ai është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë dhe Qeverisë”, tha Ajdini.

    Lajmi Paraprak

    Sot hapet panairi i librit “Tetova 2021”

    Lajmi i rradhës

    24 dhjetori i 2012-së: Në VMRO-DPMNE-në e dhunshme asgjë nuk ka ndryshuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë