Sot në Tetovë në ora 15:00 do të hapet panairi i librit “Tetova 2021”. Panairi do të jetë i qasshëm për lexuesit në qendrën tregtare “Remall” në Tetovë. Aty do të gjeni libra të shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkruan Nistori.
Ndryshe, ka disa vite që panairi nuk organizohet në Tetovë për shkak të pandemisë dhe mbështetjes financiare. Panairi i librit “Tetova 2021” do të mbahet nga data 23 dhjetor deri më 30 dhjetor. Kjo ngjarje nuk mbështetet nga institucionet shtetërore, por nga mbështetës privat. /Nistori/