Ajri në Pollog tejet i ndotur, shkak djegia e deponisë

    Foto: Ilustrim

    Qytetarët e Pollogut, për të dytën ditë me rradhë po thithin tymin mbytës që del nga deponia në Çegran të Tetovës. Zjarri është nën kontroll, por nuk është tërëisht i shuar dhe vazhdon të nxjerrë tym. Nga Njësia e Zjarrëfikësve të Tetovës thonë se vazhdimisht janë në terren por duhet të ndërmerren masa të tjera pasi një zjarr i tillë në deponi nuk mund të shuhet vetëm me ujë.

    “Kjo deponi ka shkaktuar edhe ajër jo të pastër në Tetovë dhe në të gjithë Pollogun. Ne mundohemi që me kapacitetet që i kemi, ta vëmë në kontroll këtë situatë… Deri tani kemi arritur në 40 kamionë që kanë hedhur ujë…. Ekspertët do të duhet patjetër ta mbulojmë me dhe këtë deponi, dhe është shumë e rëndë. Me ujë nuk ndalet..,” deklaroi Avni Ameti, Komandant i Njësitit Zjarrëfikës Tetovë.

    Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov shpreson se procesi i mbulimit të mbeturinave me dhe të përfundojë sot, por nënvizoi se bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe të deponisë, që ka vështirësitë e veta.

    “Karakteristikë për të gjitha deponitë është se ato shuhen shumë rëndë. Ne këtë moment kemi edhe zjarre aktive në disa deponi që nuk mund të shuhen…. Është fakt se kjo erë është e dëmshme për qytetarët, është e pakëndshme dhe në përgjithësi nuk është mirë që qytetarët të thithin gazrat që lëshohen prej deponisë. Në vendngjarje pashë disa makineri të rënda që po gërryejnë një gropë të madhe ku do të hedhin mbeturinat,” tha Stojançe Angellov, Qendra Për Menaxhim me Krizat.

    Nga Qendra për Shëndet Publik e Tetovës shfaqin shqetësim për rrezikshmërinë e ajrit me grimca kancerogjene që thithin qytetarët. Shqetësim shprehin edhe aktivistët e shoqërisë civile.

    “Përveç gazrave, edhe tymi që lëshohet nga djegia, janë shumë të dëmshme, sidomos për fëmijët, gratë shtatëzëna dhe për personat që janë në moshë ose që janë me sëmundje akute,” tha Elmedina Abdullahi, Aktiviste e Shoqërisë Civile.

    Ekipet e medias nuk u lejuan që të kryejnë punën e tyre, pasi përgjegjësi i i tokës në të cilën ndodhet deponia i ka kërcënuar dhe fyer punonjësit mediatik duke kërkuar largimin e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria gjermane pajtohet t’i lehtësojë procedurat për marrje të shtetësisë

    Lajmi i rradhës

    Rama pretendon se nafta e zbuluar në Shqipëri e ka cilësinë e naftës saudite

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë