Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vjetësh

    Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë se 30 vjetësh pasi kishte ngecur në ‘dyshemenë’ e oqeanit.

    Sipas BBC, ajsbergu i quajtur A23a u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986. Por ndaloi me shpejtësi në Detin Weddell, duke u bërë, në thelb, një ishull akulli.

    Me një sipërfaqe pothuajse 4,000 kilometra katror, është më shumë se dyfishi i madhësisë së Londrës së Madhe.

    Vitin e kaluar, asjbergu është ndarë me shpejtësi dhe tani është gati të derdhet përtej ujërave të Antarktikut.

    A23a është një kolos i vërtetë dhe nuk është vetëm gjerësia e tij që të bën përshtypje.

    Kjo pllakë akulli është rreth 400 metra e trashë. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Tokio – Kampionati i parë Botëror për mbledhjen e plehrave

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, kushtetuesja e shpall të pavlefshëm ligjin për çmimet tavan për produktet bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë