AKE, konkursi për siguri kibernetike me gabime

    Përdorimi i gjuhës shqipe në Institucione vazhdon të bëhet me shkelje të mëdha. Qytetarët kanë dërguar një sërë shkeljesh gramatikore dhe drejtshkrimore në njërën nga Ueb faqet e Agjencisë për Komunikime Elektronike, Cybermk.mk në të cilën qytetarët mund të regjistrohen për kurse dhe trajnime të ndryshme.

    Disa nga fotografitë e dërguara nga qytetarët në Alsat, shihet qartë se platforma në gjuhën shqipe, përveç gabimeve drejtshkrimore dhe gramatikore ka edhe gabime daktilografie. Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thonë se web Faqja Cybermk.mk është projekt i punuar nga një kompani e jashtme. Drejtori Jeton Akiku thotë se kanë komunikuar me kompaninë dhe e njëjta ka marrë përsipër që të gjitha gabimet gjuhësore ti rregullojë për 48 orë.

     “Ju informojmë se ne veç më e kemi informuar kompaninë që po implementon projektin për lëshimet gjuhësore dhe gramatikore, dhe kemi marrë përgjigje se përmirësimi do të bëhet brenda 48 orëve nga tani”, thanë nga AEK.

     Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet e vendit, vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme, parregullsi dhe shkelje të rënda. Ndërsa institucionet arsyetohen me faktin se nuk kanë kuadër të mjaftueshëm adekuat. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    Suad Misini ndërpret grevën me etje

    Lajmi i rradhës

    20 për qind e studentëve përballen me korrupsion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë