Suad Misini ndërpret grevën me etje

    Suad Misini ndërpret grevën me etje pas garancive që mori nga kryeministri dhe nga grupi punues në Kuvend, se në periudhë sa më shpejtë të mundur do të bëjnë edhe ndryshimet e mbetura ligjore të  domosdoshme për zgjidhjen e përhershme të problemeve të personave fantomë. Ai tha për Alsat se deputetja Sinja Mirakovska i ka garantuar se sapo të marrin ndryshimet ligjore nga Qeveria do ti miratojnë me procedurë të shpejtë.

    “Personalisht më garantoi dhe mori për sipër se sa ti marrin materialet nga Qeveria menjëherë do të vendosen në rend të ditës në seanca të komisioneve dhe në seancë plenare të Kuvendit dhe do të debatohen dhe miratohen me çka pjesa legjislative e ndryshimeve do të përfundojë. Me këto garanci nga vendet më të larta të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ plotësohen kërkesat e kësaj greve me etje dhe njoftoj publikisht se kjo grevë sonte përfundon”, deklaroi Suad Misini.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se javën e ardhshme do të miratojnë ndryshimet ligjore dhe do ti dërgojnë në Kuvend.

    “Ndryshimet të cilat ishin të nevojshme të bëhen në ligjin për evidencë amë në pjesën e regjistrimit të personave të evidentuar tashmë janë bërë në Kuvend dhe për 600 persona tashmë statuti do të zgjidhet. Pjesët tjera, ligji përgatitet, unë dje fola me deputeten Latife Shikovska ajo ishte bashkë[ me z. Misini se në seancën e radhës që do të jetë për katër ditë menjëherë do të miratohen ndryshimet ligjore do të dorëzohen në Kuvend”, Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Për mometin në vend figuron të ketë mbi 600 persona të cilët llogariten si fantomë dhe nuk kanë asnjë lloje dokumenti si shtetas të këtij vendi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fraksioni brenda BDI: Mjaft shpërdorimeve dhe ndikimeve politike në UT

    Lajmi i rradhës

    AKE, konkursi për siguri kibernetike me gabime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë