Aksident ndërmjet autobusit “Durmo Tours” dhe veturës mediatike Klan M (Foto/Video)

    Nistorët okularë nëpërmjet disa fotografive dhe videove bëjnë të ditur për një aksident në autostradën Tetovë – Shkup, përkatësisht në dalje të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet autobusit të kompanisë transportuese “Durmo Tours” dhe veturës zyrtare të Klan M, njofton Nistori.

    Nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident të rëndë dhe nuk ka të lënduar. Autobusi nuk ka qenë i ngarkuar me udhëtarë, sipas burimeve, por në veturën e Klan M ka qenë gazetarja Z.M.R dhe nga stafi teknik G.M. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret për procedurim të rastit. /Nistori/

    Përgatiti Sumeja H. Jakupi

    Lajmi Paraprak

    LSDM është në pritje të liderit të ri

    Lajmi i rradhës

    Bora përsëri shkakton vështirësi për fshatrat e malësisë së Sharrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë